Salianji për sulmin në ‘Prestige Resort’: Investitorët vendas e të huaj kanë frikë të vijnë në Shqipëri

Salianji për sulmin në ‘Prestige Resort’: Investitorët vendas e të huaj kanë frikë të vijnë në Shqipëri

18:13, 03/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, e cilësoi shembjen e paligjshme të Prestige Resort si një hakmarrje personale të kryeministrit Rama ndaj mediave të cilat pasqyrojnë realitetin dhe rrezikojnë pushtetin e tij.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Salianji theksoi se janë cënuar themelet e demokracisë, ndaj ai apeloi për një reagim të fortë të aktorëve ndërkombëtarë.

Ai shtoi se aktualisht Shqipëria është një regjim, ku një person i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet përfshirë dhe prokurorinë dhe gjykatat.

Salianji: Ky është regjim i plotë nuk funksionon asnjë prej institucioneve, nuk funksionon as gjykata as prokuroria. Këto veprime nuk kanë të bëjnë me ligjin kanë të bëjnë me një situatë ku kryeministri e përdor shtetin për të intimiduar dhe kërcënuar, për shkak se shikon se thënia e të vërtetave riskon pushtetin e tij. Këtu bie çdo element i demokracisë.

Këtu nuk ka më demokraci dhe reagimi i opozitës duhet të jetë dhe më agresiv dhe më i fortë ashtu siç duhet të jetë dhe reagimi i qytetarëve.

Duhet të ketë gjithashtu një ndërhyrje të gjithë aktorit ndërkombëtar në kushtet që riskohen themelet e demokracisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco