Anti- ‘6 dhjetori’ si sovjetizëm

Anti- ‘6 dhjetori’ si sovjetizëm

18:02, 03/12/2022
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

"Patriotizmi sovjetik" dhe "identiteti social sovjetik", janë fenomene psiko-sociale të studiuara gjerësisht në perëndim, si nevojë për të diagnostikuar funksionimin mental të një shoqërie hermetikisht të mbyllur, të painformuar, të shtypur nga propaganda nën totalitarizëm.

Përveç rrejtëzimit në sistemin shkollor, "patriotizmi sovjetik" apo "identiteti social sovjetik" injektoheshin në të ashtuquajturat "forma politike" nën mbikqyrjen e "organizatave të masave", duke barazuar konceptin "patriotizëm-atdhedashuri" me atë të "Partisë-shtet".

Trushplarje që në embrion e deri ditën e vdekjes!

Tek ne, fenomeni në kompleksitetin e tij quhej "njeriu i ri i edukuar nga Partia", e që ushqehej me legjendat urbane të shqiptarit që për inat të të huajve, i rezistonte edhe zjarrit dhe akullit, hante gozhda e nuk gromsinte, çante malin me gjoks... e detin me këmbë... dhe të huajt habiteshin...

Në Bashkimin Sovjetik, të kundërshtoje këtë mentalitet ishte penalisht e dënueshme nën veprën penale "Agjitacion e propagandë kundër Bashkimit Sovjetik", me figurë krimi "turpëron shoqërinë sovjetike, sepse shan atdheun sovjetik".

Rrethanë rënduese, ishte nëse këtë e bëje faqe të hujave, veçanërisht atyre që vinin nga perëndimi...

Nën këtë represion e mentalitet, veçanërisht pas vdekjes së Stalinit, Bashkimi Sovjetik prodhoi pa dashje Sakharov, Bukovsky etj., të cilët do të dëboheshin si "jashtëqitje anti-patriotike", anti-atdhe, e që sot u kanë vënë emrat çmimeve më prestigjioze ndërkombëtare, në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe fjalës së lirë.

Në Shqipëri krynin punë më shpejt: plumb ose litar.

E bënte Kristaqi, e bënte jo thjesht në kuptimin politik të fjalës por edhe në atë "sovjetik" të patriotizmit...

E bënte edhe për një poezi të shkruar e të fshehur në gji, e të papublikuar kurrë...

I biri i Kristaqit sot pas 32 vitesh në liri, me të njëjtin mekanizëm sovjet "patriotizmi", e fton këtë shoqëri "të shfrytëzojë rastin e artë për të treguar që jemi"... siç nuk jemi....

Që jemi të lumtur me këtë qeveri që po e asfikson këtë atdhe...

Që kemi rend e siguri...

Që emrin "shqiptar", të barazuar me konceptin "gomone" e "shtëpi bari" apo "konteiner kokaine" do e promovokemi me datën 6 dhjetor përmes samitit të Kryeministrave... nëse rrimë urtë... si sovjetikë të viteve '60 të shekullit të kaluar...

Me 6 dhjetor në orën 12.00, e vetmja gjë që duhet të bëjme të gjithë bashkë, është të dëshmojmë se pas 32 vitesh në liri nuk vuajmë më nga mentaliteti sovjetik i patriotizmit të rrejshëm...

Që jemi të aftë e mjaftueshëm evropianë, që të kërkojmë të gjithë bashkë, në liri, atë që Sakharov e Bukovski patën kurajën ta kërkonin të vetëm dhe nën roberi...

Me datën 6 dhjetor nuk do të ndodhë asnjë vrasje, por do të ndodhë një varrim!

Do të varrosim të gjithë bashkë mbeturinat e mentaliteti sovjetik, haptazi, në shesh, dhe do shenjtërojmë ata burra që guxuan të parët, kur askush nuk guxonte ...

Do shentërojmë Sakharovin, Bukovskin, Vaclav Havelin, Ibrahim Rugovën...

Do e bëjmë në krah të njërit prej tyre, në krah të Sali Berishës!

Më pro-evropian se kaq, një manifestim nuk mund të jetë...

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco