Berisha: Qytetarët e Malit të Zi në protesta kundër Ballkanit të Hapur, i mbështesim

Berisha: Qytetarët e Malit të Zi në protesta kundër Ballkanit të Hapur, i mbështesim

21:57, 29/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se mbështet plotësisht protestat e qytetarëve të Malit të Zi të cilët kanë dalë kundër projektit të Ballkanit të Hapur dhe aleancës trelaterale Beograd-Shkup-Tiranë.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha në Facebook:

Qytetarët e Malit të Zi ishin dje në darkë në protestë të fuqishme në Podgoricë kundër Ballkanit të Hapur, aleancës përçarëse trilaterale të serbomadhit Aleksandar Vuçiç dhe vasalëve të tij në Tiranë dhe Shkup.

Ky projekt, që ka si qëllim madhor vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, mbështetet haptas nga diktatori Vladimir Putin dhe ministri i tij Lavrov.

Ky projekt mbështetet gjithashtu edhe nga George dhe Aleks Soros, i kundërvihet procesit të Berlinit dhe mbjell sherr e konfliktualitet në rajonin tonë.

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet dhe mbështet plotësisht protestat e qytetarëve të Podgoricës kundër Ballkanit të Hapur dhe paralajmëron Edi Ramën dhe padronin e tij Vuçiç se nuk do të pranojë samite të kësaj nisme destabilizuese në Shqipëri.

Mbështetje të plotë qytetarëve të Malit të Zi! #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco