VIDEO-SYRI TV/ 7 kandidatët e PD nisin fushatën: Erion Veliaj e ka bërë Tiranën të pajetueshme

16:25, 19/11/2022
A+ Aa A-

Kandidatët e primareve në Partinë Demokratike për kryetar Bashkie në Tiranë kanë nisur fushatën e tyre, duke shpalosur platformat përpara demokratëve. 7 kandidatët hodhën akuza në drejtim të Veliajt, ndërsa theksuan se pas përfundimit të këtij procesi do të jenë të bashkuar për t'u përballur me mazhorancën socialiste.  

Syri Tv

7 kandidatët për primarët e Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Tiranë ka nisur këtë të shtunë fushatën.

Gjatë takimit me anëtarët dhe simpatizantët e PD-së në degën 1 dhe 2 në Tiranë, kandidatët teksa shpalosën platformën e tyre, akuzuan kreybashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj për tjetërsimin që i ka bërë kryeqytetit.  

Motoja ime në zhvillimin e Tirnaës do të jetë që zhvillimi i Tiranës të kalojë patjetër nga identiteti i saj.

Belind Këlliçi: Tirana është sot e pisët edhe pse ju duhet ta dini që paguhen 80 mijë euro në ditë për të pastruar qytetin dhe inceneruar, djegur mbetjet në një incenerator fantazmë që nuk ekziston. 

Enkelejda Fejzo: Programi im do të jetë për ato rrugë dytësore që janë të harruara, për krijimin e qendrave të rehabilitimit për gratë e dhunuara, për të rinjtë, për të gjithë moshat e treta. 

Fatmir Merkoçi: Jam vazhdimi i luftës kundër komunizmit, ai po që na ha dita-ditës. Dhe unë do vazhdoj luftën kundër komunizmit. Dënimi i komunizmit, hapja e dosjeve dhe heqja e titujve dhe gradave të atyre që i mbajnë. 

Gert Bogdani: Fëmijët e shkollës Ali Demi e bëjnë mësimin me dy turne. Pse? Sepse Erion Veliaj e ka mendjen të firmosë leje ndërtimi dhe jo të ndërtojë shkolla. Edhe kur ndërton ndonjë shkollë e bën me 2 mln euro në Zallherr dhe 5 mln euro te Sami Frashëri. 

Ilir Alimehmeti: Ajo që kanë më frikë ata transparenca, përgjegjësia. Ftoj KLSH, ftoj auditin të shohin se çfarë ka aty, t'i çojë përpara ligjit. 

Julian Deda: Që ne të zhdukim modelin e atij personi në politikën shqiptare, modelin e lëpirjes, hajdutërisë, e pedofilisë politike. Ai është një pedofil politik, shfrytëzon fëmijët për të fituar vota. 

Në fjalën e tyre kandidatët deklaruan se pas 4 dhjetorit, do të dalin në mbështetje të kandidatit fitues në primare, për t'u përballur me pas me mazhorancën socialiste në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco