‘Vjedhja më e madhe në histori’/ PD: Porti i Durrësit, si inceneratorët. Nuk lejojmë të përfundojë në xhepat e Ramës

‘Vjedhja më e madhe në histori’/ PD: Porti i Durrësit, si inceneratorët. Nuk lejojmë të përfundojë në xhepat e Ramës

16:24, 19/11/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike edhe këtë të shtunë ka vijuar me akuzat për projektin e Portit të Durrësit.

Në një deklaratë për mediat ka qenë Sekretarja për Marrëdhënie me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, e cila është shprehur se Porti i Durrësit është skema e re e plaçkitjes pas asaj të Inceneratorëve.

Hysaj shtoi se njësoj si inceneratorët, ky projekt i jepet kompanive offshore pas të cilave qëndron vetë Rama dhe rrethi i tij.

Sipas saj PD është e bindur që qytetarët e Durrësit nuk meritojnë më pak se qytetarët e Zagrebit, që nuk lejuan mikun e Ramës që të zhvasë pasuritë e tyre publike.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Jola Hysaj.

Merakut të Edi Ramës se si duhet t’u shpjegojë bashkëplaçkitësve reagimin e opozitës kundër vjedhjes nga ai dhe klani i tij, të pasurisë publike më të çmuar të shqiptarëve, Portit të Durrësit mund t’i vijmë në ndihmë duke i rikujtuar opinionit se, investitorët seriozë të Ramës për vjedhjen e rradhës në sipërmarrjen e tij, do të jenë Gugallet, Zotot dhe Mërtirët e rradhës të cilët i shërbyen Ramës në ndërmarrjen Rama, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj të djegësve me të cilën organizata kriminale me në krye Ramën vodhi me firmën e tij  420 milionë euro pa garë.

Ndërkohë që Rama po mbyll me arrestimin e cironkave aferën e djegësve, ai nuk humb kohë për skemën e re të plaçkitjes!

Porti i Durrësit është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë të cilën Edi Rama, njësoj si Inceneratorët, po i merr pa garë!

Njësoj si inceneratorët, ai i jepet kompanive offshore pas të cilave qëndron vetë Rama dhe rrethi i tij!

Njësoj si me inceneratorët, tashmë jo qindra milionë euro, por miliarda euro pasuri publike, përvetësohen nga Rama dhe miqtë e tij!

Partia Demokratike është e bindur se qytetarët e Durrësit nuk meritojnë më pak se qytetarët e Zagrebit të cilët nuk lejuan kompaninë e mikut të Ramës të përlajë në afera korruptive pasurinë e tyre publike.

Partia Demokratike mbetet e vendosur që Porti i Durrësit, që u përket qytetarëve të Durrësit, nuk do të lejojë që të përfundojnë në xhepat e kompanive offshore të Edi Ramës!

Drejtësia vonon por nuk harron!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco