SYRI TV/ Rama mbron sërish projektin për portin e Durrësit: Kompania e Alabbar, prestigjoze në Lindjen e Mesme

13:57, 19/11/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Rama ka dalë sërish në mbrojtje të projektit të Portit të Durrësit duke sulmuar me një fjalor të mbushur me fyerje e sharje opozitën, mediat dhe kundërshtarët e këtij projekti. Rama u shpreh se mezi e priste seancën e parlamentit javën e ardhshme kur ky projekt do të kaloje për votim nga deputetët.

Nga SYRI TV

Teksa blofi me investimin e kompanisë së Muhamet Aabbar në Zagreb është ende i freskët, kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në mbrojtje të projektit të shumëdebatuar të portit të Durrësit, por dhe të investitorit arab. Kryeministri ka zgjedhur sërish që me një fjalor të mbushur me fyerje e sharje të sulmojë opozitën, mediat dhe kundërshtarët e këtij projekti.

Rama: “Çfarë s’po na dëgjojnë veshët për një prej kompanive më prestigjioze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit në Durrës!

Në një harmoni fatale të injorancës me ligësinë, motivuar prej urrejtjes politike si mishërim i mallkimit që e përndjek këtë vend në rrugën e shtetbërjes qysh prej 1912-ës, ka plasur e dalë rrugëve një llum i pashoq akuzash mbi gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Shteti shqiptar ortak me 33% në një investim të huaj s’ka qenë kurrë dhe për këtë kemi negociuar kaq gjatë, e s’i ramë shkurt me ligjin e Shqipërisë 1 €uro siç do kishin bërë përbaltësit tanë pasi t’i kishin kërkuar 33% për vete apo siç e kishin zakon të thoshin “gjys për gjys”!

Po mezi po e pres seancën e parlamentit javën tjetër, ku të gjitha faktet do t’i ndajmë mirë e mirë me shqiptarët, se me të shiturit për rubla e me urrejtësit profesionistë të banaqeve mediatike, s’ka të bardhë që nuk kthehet në të zezë dhe s’ka diell që nuk mbulohet me shoshë!

Dy ditë më parë, Kryeministri Rama, duke u përpjekur të mbronte Mohamed Alabbar, solli si shembull suksesi projektin e investitorit arab në Zagreb. Por brenda pak orësh Rama u përgënjeshtrua dhe u detyrua të kërkonte falje për faktin se projekti i Zagrebit u rrëzua pasi qytetarët u ngritën në protesta.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco