Berisha: Do të heqim taksat për Shtëpitë Botuese, për shtypshkronjat do t'i ulim

Berisha: Do të heqim taksat për Shtëpitë Botuese, për shtypshkronjat do t'i ulim

12:25, 19/11/2022
A+ Aa A-

"Kur flasim për librin nuk mund të mos parashtrojmë këtu të gjitha problematikat e mëdha që ka krijuar ky njeri që për veten e vet, pretendon se me një libër ndërtoi Sarajet e Surrelit dhe tani takson si shtëpitë botuese, edhe shtypshkronjat, duke rritur kostot dhe ulur tirazhet e librave në mënyrë dramatike", veçoi sot në fjalën e tij, kryetari i PD-së Sali Berisha, në një prononcim për mediat nga Panairi i 25 i Librit në Tiranë.  

"Kjo politikë anti-libër në të vërtetë është politikë e mirëfilltë antishqiptare, - theksoi Berisha. -  Vetëm tarifat dhe taksat doganore që ky vendos e bën librin pothuajse të ndryrë në territorin e Shqipërisë, në një kohë kur ne jemi një komb ku ¾ i kemi në dhera të tjera.

Dua të garantoj të gjithë autorët, krijuesit se një politikë tjetër krejtësisht e ndryshme nga kjo do të instalohet, se bibliotekat që Borges i quan pothuajse parajsa, do të njohin mbështetje të fuqishme për të blerë dhe pasuruar me librat e autorëve tanë dhe ndërkombëtarë, se nuk do të ketë taksë edhe për shtypshkronjën edhe për shtëpinë botuese. Përkundrazi ajo e shtëpive botuese do të hiqet dhe ajo e shtypshkronjave do të jetë në nivelet më të pranueshme. 

Do të bëhet gjithçka për një hapësirë shqiptare, libri. Libri në raportin fiskal nuk do të ketë kufi. Do të ketë një mendësi krejtësisht tjetër. Kolonat e mendimit shqiptar do të jenë kollonat e bibliotekave tona në mbarë Shqipërinë.

Ftoj të rinjtë  të lexojnë sa më shumë libra. U rikujtoj këtu një shprehje të Xhorxh Martin, i cili thotë se, njeriu me librat që lexon jeton me mijëra jetë. Pra pasurohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Unë e kuptoj pasionin e tyre për dixhitalet, por asgjë nuk mund të zëvendësojë magjinë e librit.

Uroj që edhe ky festival, dhe më bëhet shumë qejfi e gëzohem që e shikoj me të rinj, adoleshentë dhe fëmijë. Uroj që ky pasion të ju bëhet pasion i jetës së tyre, pasi në tërë jetën nuk do të gjejnë një mik më të mirë se libri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco