Babaramo: Liria e shtypit s'ekziston, demokraci e cunguar! Kikia: Lajmet prodhohen nga zyra e Ramës

19:38, 18/11/2022
A+ Aa A-

Gazetarët Ilir Babaramo dhe Mentor Kikia komentuan në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv raportin ku Shqipëria doli e fundit në rajon për lirinë e medias. Gazetari Ilir Babaramo deklaroi se Shqipëria është një vend me demokraci të cunguar dhe liria e shtypit pothuajse nuk ekziston.

"Liria e shtypit pothuajse nuk ekziston në vendin tonë. Shqipëria është një vend me demokraci të cunguar. E kuptoj presionin e qeverisë duke i prerë rubinetat atyre që në një moment të caktuar ndjehen të pakënaqur dhe fillojnë e rebelohen."-tha Babaramo.

Gazetari Mentor Kikia u shpreh se situata në Shqipëri është mjaft keq dhe media nuk është e lirë. Sipas tij liria e medias është shkelur brutalisht për sa kohë lajmet prodhohen dhe shpërndahen nga zyrat e shtypit të qeverisë.

"Liria e medias është tkurrur vit pas viti. Do të doja të ngrija apo të tregoja me gisht ndërkombëtarët që me raportet e tyre jo se kanë mungur ta përkufizojnë realisht situatën këtu, por s'kanë qenë të drejtpërdrejtë sa duhet.

Vërtetë liria e medias nuk është shkelur me policë, por në mënyrë brutale që në kohën kur institucionet publike dhe të gjitha ndaluan pjesëmarrjen e gazetarëve në eventet që ata zhvillonin.

Liria e medias u kërcënua dhe më keq se me mjetet e dhunës që kur lajmet prodhoheshin vetë dhe shpërndaheshin në redaksitë e televizioneve përmes emaileve dhe mjeteve të tjera të transmetimit.

Të prodhosh lajm pa shkuar në vendin e ngjarjes çfarë dreq gazetarie ka mbetur këtu për tu bërë. Televizionet transmetojnë lajme të prodhuara nga zyrat e shtypit që janë kthyer në redaksi që kanë në dispozicion kamera e pika montazhi.”-tha Kikia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco