SYRI TV/ Ish-zyrtari i PS 'kryqëzon' Ramën: Premtoi 300 mijë vende pune, largoi 700 mijë shqiptarë

12:43, 18/11/2022
A+ Aa A-

Ish-nënkryetari socialist i baskisë së Pukës, Artan Zaja, skanon mashtrimet e Ramës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale Zaja u shpreh se Rama premtoi 300 mijë vende punë dhe largoi 700 mijë shqiptarë. Ish-zyrtari socialist në reagimin e tij thekson se korrupsioni i qeverisë Rama ka sjellë regres në procesin e integrimit

SYRI TV

Artan Zaja, ish-nënkryetar i Bashkisë së Pukës, i emëruar nga Partia Socialiste dhe aktivist i vjetër i kësaj force politike në Fushë Arrëz e Mirditë, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka bërë një skaner të mashtrimeve kryesore të kryeministrit Rama. Për Zajën, premtimi i Ramës për hapjen e 300 mijë vendeve të punës, u finalizua me largimin nga vendi të 700 mijë shqiptarëve

Zaja në reagimin e tij thekson se integrimi i vendit është mashtrimi i madh i Kryeministrit Rama, pasi përmes korrupsionit galopant të qeverisë tij, vendi ka bërë regres me integrimin

1 - Partia Socialiste premtoi në vitin 2013 me hapë 300 mije vende pune. Le që nuk i hapi, por ikën 700 mijë shqiptarë nga Shqipnia. Mashtroi. Asht fakt!

2 - Partia Socialiste premtoi legalizim falas dhe certifikim të pronave. Rreni. Asht fakt!

3 - Partia Socialiste premtoi rritje pagash e pensionesh. Sot pas 9 vitesh e ca, njerëzit që punojnë në shtet për Partinë Socialiste nuk munden me mbyll muajin me rrogat e tyre dhe detyrohen të marrin borxh. Asht fakt!

4 - Partia Socialiste premtoi se do të integrojë në BE, Shqipninë, por Brukseli dhe Bashkimi Evropian thonë se nuk keni plotësuar kushtet dhe vjedhjet e korrupsioni është shumë i madh. Ashtu fakt!

Edi Rama nuk realizoi programin dhe premtimet. Duhet të japë dorëheqjen.

Artan Zaja ma mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë së Pukës përgjatë viteve 2015-2018

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco