Padia për Xhaçkën/ Firmat për Kushtetuese: 28 deputetë me Berishën, vetëm 14 pas Alibeajt

Padia për Xhaçkën/ Firmat për Kushtetuese: 28 deputetë me Berishën, vetëm 14 pas Alibeajt

12:37, 18/11/2022
A+ Aa A-

Një ditë pasi Kuvendi rrëzoi raportin e opozitës të dalë nga Këshilli i Rregullores për Mandatet dhe Imunitetin, që kërkonte heqjen e mandatit të deputetes për ministren e Jashtme Olta Xhaçka, PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Mëngjesin e sotëm, Kushtetuesja ka pranuar dy padi të ndryshme me të njëjtin objekt, nga deputetët e PD që mbështesin Sali Berishën dhe nga grupi i Alibeajt.

Padia e grupit të Berishës u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese nga Agron Shehaj. Ndërsa padia e dytë nga deputeti Gazment Bardhi, i cili doli dhe në një deklaratë për mediat nga ambientet e Kuvendit.

Ajo që bie në sy është se Berisha ka mbledhur firmat e 28 deputetëve në kërkesen e dorëzuar në Gjykaten Kushtetuese në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkes. Gazment Bardhi vetëm 14.

Ata janë: 

-Agron Shehaj

-Oerd Bylykbashi

-Edmond Spaho

-Elda Hoti

-Xhelal Mziu

-Belind Këlliçi

-Albana Vokshi

-Edi Paloka

-Luçiano Boçi

-Sali Berisha

-Luan Baçi

-Lindita Metaliaj

-Isuf Çelaj

-Kasem Mahmutaj

-Gerta Bardeli

-Flamur Noka

-Bledjon Nallbati

-Ina Zhupa

-Tritan Shehu

-Ervin Salianji

-Kreshnik Çollaku

-Petrit Vasili

-Erisa Xhixho

-Dashamir Shehi

-Monika Kryemadhi

-Emilja Koliqi

-Ramadan Lika

Ndërsa Alibeaj ka mbledhur firmat e 14 deputetëve, që janë:

-Gazment Bardhi

-Merita Bakiu

-Lefter Gështenja

-Zheni Gjergji

-Ferdinand Xhaferraj

-Arbi Agalliu

-Orjola Pampuri

-Jorida Tabaku

-Saimir Korreshi

-Flamur Hoxha

-Emilja Koliqi

-Ilda Dhori

-Dashnor Sula

-Seladin Jakupllari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco