Protesta e Divjakës, deputetët e PD-së: Nuk do lejojmë vendosjen e taksës

12:07, 18/11/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori u zotua se nuk do ta lejojnë vendosjen e taksës për parkun e Divjakës, të cilën e cilësoi absurde.

Ajo shtoi se vendimi i ministrisë për të përjashtuar nga taksa banorët e zonës është një tallje e pastër. Sipas Dhorit, është e patolerueshme që të bllokohet aksi në plazh.

Kurse deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi tha se vendimi i ministrisë për të përjashtuar nga tarifa e Parkut të Divjakës, banorët nuk është funksionale.

Sipas tij nuk ka asnjë formë për të verifikuar se kush është rezident dhe kush turist.

“Po ne që jemi nga Lushnja se kjo pjesë e Lushnjës ka qenë, po fukarenjtë që nuk shkojnë dot në Palasë e në Dhërmi dhe këtë do ua taksojnë? Ministrja të vijë ta shikojë njëherë këtë Parkun e Divjakës,”  u shpreh Korreshi.

Sipas tij nuk mund të taksohet një vend publik dhe bëhet fjalë për vjedhje të ajrit.

Sipas vendimit, vizitorët që hyjnë ne parkun e Divjakës, duhet të paguajnë tarifë. Bileta është kërkuar dhe vendosur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura me çmim 50 lekë për individët dhe 150 lekë për automjetet. Ministria thotë se vendosja e sistemit elektronik biletarie ka ardhur si pasojë e fluksit të shtuar të turistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco