‘Ata do ta vënë natën, ne do ta heqim ditën’/ Korreshi: Trau në parkun e Divjakës dëmton gjithë zonën

‘Ata do ta vënë natën, ne do ta heqim ditën’/ Korreshi: Trau në parkun e Divjakës dëmton gjithë zonën

11:34, 18/11/2022
A+ Aa A-

Ka vijuar në ditën e pestë të saj protesta kundër vendosjes së traut në parkun e Divjakës që detyron turistët të paguajnë një tarifë të caktuar për t’u futur brenda perimetrit të tij dhe për të aksesuar rrugën që të çon në zonën e plazhit.

Protestës i është bashkuar edhe deputeti i partisë Demokratike Saimir Korreshi, i cili theksoi se kjo protestë nuk ka një fund të caktuar pasi banorët do të jenë çdo ditë në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre.

Korreshi: Realisht kjo protestë nuk ka një fillim dhe një fund. Derisa të përfundojë çmenduria e ministrisë atëherë do të përfundojë edhe kjo protestë. Të hysh në një plazh publik nuk ka logjikë të ndodhë në asnjë vend të botës. Edhe pse i kanë marrë gjithë kohën taksën bashkia tani po e merr qeveria. Veç çmendurive që ndodhin çdo ditë në këtë vend. Të gjithë duhet të ishin sot këtu. Kjo kauzë nuk ka ngjyrim politik.

Shumë nga këta banorët që janë protestë kanë votuar majtas. Kjo e dëmton shumë Divjakën. Të gjithë fukarenjtë këtu vijnë. Nuk shkojnë dot në Palasë dhe Dhërmi. Vijnë të gjithë ata të shkretët që të sjellin fëmijët të paktën dy ditë që fëmijët të thonë me shokët e shkollës që edhe unë isha në plazh. Unë mendoj se do të ketë protesta të vazhdueshme. Ata do ta vënë natën, ne do ta heqim ditën.

Ditën e sotme, banorët kanë marshuar nga qendra e qytetit drejt Parkut Kombëtar të Karavastasë ku shprehen të prerë se nuk do të lejojnë vendosjen e traut.

Nuk kemi protestuar deri më sot. Këtë herë do protestojmë sepse bllokimi i kësaj rruge na vë një etiketë të keqe. Ose ne t’i vëmë kallashnikovin kujtdo që kalon aty dhe të marrim paratë. Ky është objektivi i qeverisë?”, thotë njëri prej qytetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco