'Rama gënjeu prapë, projektin e 'Emaar' në Zagreb e kanë përzënë' Djathtas, sipërmarrësi i Emirateve, Mohamed Alabbar, themeluesi i Emaar Properties dhe president i Eagle Hills

'Rama gënjeu prapë, projektin e 'Emaar' në Zagreb e kanë përzënë'

10:41, 18/11/2022
A+ Aa A-

"Rama gënjeu prapë, trashë dhe në mënyrë ordinere siç bën sa herë që është në hall të madh. Këtë radhë iu vërvit Zagrebit e tha që atje po bëhet projekti “Manhattan” dhe katër herë më i vogël se Porti i Durrësit e që ishte sipas Ramës, projekt shumë i rëndësishëm për Zagrebin"

Nga Petrit Vasili

GËNJESHTRA E PARË E MADHE 

Projekti është hedhur poshtë që në vitin 2020 pas presionit të shoqërisë civile, që atje nuk është e kapur si këtu. Këshilli i qytetit rrëzoi projektin dhe nuk miratoi tjetërsimin e tokës.

GËNJESHTRA E DYTË E MADHE

Ashtu si në Shqipëri, edhe ne Zagreb projekti ishte 110 hektarë dhe jo një e katërta siç gënjen Rama.

KONFIRMIMI I RRËZIMIT TË PROJEKTIT!

Përveç të tjerave edhe në Raportin Vjetor të “Freedom House” të vitit 2021 për Kroacinë, në kapitullin "Pushteti Lokal" citohet si një fitore e madhe rrëzimi përfundimtar i Projektit “Manhattan” në Zagreb!

Faktet i keni me fotot më poshtë:

Image

Ky i pacipë, që në pandemi shiti dhunën në Algjeri sikur ndodhte në Spanjë, pastaj gënjeu për Zvicrën që gjoja fuste në burg për energjinë elektrike, pastaj gënjeu që pasuria e Kartelit të Sinaloas është më madhe se GDP e Gjermanisë, sot gënjen për Zagrebin në Kroaci.

Shkurt e thjeshtë, kemi një kryeministër të korruptuar dhe gënjeshtar ordiner, një turp e faqe e zeze që nuk i shkon asnjë pijaneci të rëndomtë lagjeje. Jua kam thënë që fle gjithë ditën dhe pasdite ngrihet nga gjumi e lëshon gënjeshtra, ja kjo është jeta e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco