Mega-afera e portit/ Meta: Gënjeshtra e Ramës nuk zgjati as një ditë

Mega-afera e portit/ Meta: Gënjeshtra e Ramës nuk zgjati as një ditë

09:50, 18/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pasi kryeministri Edi Rama doli zbuluar në mashtrimin e tij për investimet e Mohamed Alabar në Kroaci.

“Gënjeshtra që nuk zgjati një ditë!”, shkruan Meta.

Muhamed Alabar, investitori arab që synon të ndërtojë portin e jahteve në Durrës ka pasur në plan të ndërtojë atë që konsiderohej si “Manhatani i Zagrebit” në Kroaci.

Rama u krenua me këtë gjë, por doli se gjithçka ishte mashtrim.

Mediat shkruajnë se pas presionit të shumtë, u publikua marrëveshja për këtë projekt që nxirrte në pah se kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiç donte t’u jepte arabëve gjithçka, duke përfshirë pronësinë e tokës më të shtrenjtë në vend, një skemë e ngjashme me atë të projektit të Durrësit në vendin tonë.

Reagimi i fortë i opozitës kroate dhe shoqërisë civile bëri që në vitin 2020 projekti të anulohej. Kjo përmendet si një fitore edhe në raportin e atij viti nga Freedom House.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco