Thirrja/ Berisha: Porti i Durrësit është pasuria publike numër një e kombit shqiptar. Ne do i dalim zot

14:03, 16/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se Porti i Durrësit është pasuria publike më e madhe e vendit. Berisha tha se demokratët dhe shqiptarët do i dalin zot, me protesta dhe mjete të tjera.

“Shqipëria nuk ka asnjë pasuri publike të çmuar sa porti i Durrësit. Asnjë! Porti i Durrësit është pasuria publike numër një e kombit shqiptar.

Kaskadën po e nxore në treg nuk ka vlerë në treg as sa gjysma e portit të Durrësit.

Aeroportin po e nxore në treg, nuk ka vlerë as sa një e treta e portit të Durrësit.

Porti i Durrësit është pasuria më e madhe publike, në këtë port janë investuar qindra e qindra milionë euro, dollarë.

Vetëm së fundmi, janë investuar mbi 70 milionë euro kredi nga Banka Evropiane e Investimeve dhe nga Banka Europiane e Zhvillimit. Janë blerë makineri dhe vinça më ultramodernë, për të kryer, për të përmbushur detyrimet dhe funksionuar me kapacitet të plotë.

Dhe, Edi Rama me zonjën Balluku, të verbuar nga babëzia për ta përvetësuar këtë pasuri të madhe, shpallin përvetësimin e saj. A ka goditje më të rëndë për këtë vend se kjo? Kur me një marrëveshje, ti dëmton të paktën 6 miliardë euro, duke llogaritur ndërtimin e portit të ri, rritjen e kostove të transportit, tani që nuk do funksionojë porti i ri.

Kjo është një gjë që shqiptarët nuk mund ta pranojnë kurrë, ndaj dhe ne do bëjmë betejën më të fuqishme ligjore, por do jetë një betejë me protesta, që nuk mund të kenë të ndalur.

Duhet t’i dalim zot në emër të çdo shqiptari që e do këtë vend, që vendos të jetojë në këtë vend, që po vuan dhe mezi e përballon jetën, por edhe në emër të atyre që po ikin për këto arsye,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco