Paloka: SPAK me Ramën po heqin vëmendjen nga mega-afera e portit

Paloka: SPAK me Ramën po heqin vëmendjen nga mega-afera e portit

12:31, 16/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar me një shënim në faqen e tij në Facebook pas operacionit të arrestimeve nga SPAK të të akuzuarve për inceneratorët.

“Po kërkojnë të tërheqin sadopak vemendjen nga një vjedhje edhe më e madhe që është duke ndodhur, atë të Portit të Durrësit”, shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

Me “arrestimet” për inceneratoret, SKAP-i bashkë me Ramziun, po kërkojnë të tërheqin sadopak vemendjen nga një vjedhje edhe më e madhe që është duke ndodhur, atë të Portit të Durrësit.

Vetëm kjo i ka mbetur të bëjë, përpiqet të shuajë zhurrmën e një vjedhjeje të madhe me një vjedhje gjigande.

Ndërkohe ata që i japin fleta lavdërimi SPAK-ut, që gjejnë qimen në vezë tek opozita, nuk arrijnë të shohin traun që ju ka hyrë në sy…

Në fakt, thjeshtë bëjnë sikur nuk shohin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco