Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thyer rekordin e shikueshmërisë dhe pëlqimeve në rrjetin social të të rinjve TikTok.
Për vetëm 60 minuta bashkëbisedim live me qytetarët, Kryetari i PD ka marrë 286.6 mijë pëlqime, 61.9 mijë shikime në total dhe mbi 3 mijë shpërndarje, sipas statistikave të publikuara nga vetë rrjeti social TikTok.
Berisha prej rreth një muaji është mjaft aktiv në këtë rrjet, me mesazhet e tij politike të cilat ia drejton një grupmoshe më të re.
Lideri i opozitës ka arritur të tërheqë shikueshmëri të lartë në komunikimin virtual edhe me grupmoshat e reja pas suksesit me Foltoren në terren.
@prof.dr.saliberisha 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve! Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjëherë! #sb #saliberisha #partiademokratike #TikTok #Albania #ProtesteKombetare ♬ original sound - Sali Berisha

© SYRI.net