VIDEO/ Gazetari i njohur britanik: Shqipëria po zbrazet qëllimisht që të mbesin vetëm të pasurit

11:19, 01/11/2022
A+ Aa A-

Gazetari i njohur britanik, Kelvin MacKenzie komentoi dje valën masive të refugjatëve shqiptarë, të cilët po mbërrijnë në Angli me gomone.

Duke folur për televizionin GB News, ai tha se qeveria britanike nuk duhet të japë miliona sterlina për Shqipërinë, që ajo të ndalojë fluksin e emigrantëve.

Sipas MacKenzie, shpopullimi i Shqipërisë është një akt i qëllimshëm. Gazetari i njohur tha se vendi po zbrazet në mënyrë që t’u mbetet vetëm të pasurve.

“Është fakt interesant për Shqipërinë, se në 30 vitet e fundit, njerëzit, të cilët nuk e duan Shqipërinë, janë vetë shqiptarët.

Ata janë duke e braktisur vendin prej vitesh, tani janë ndoshta 2.7 ose 2.8 milionë shqiptarë, të cilët kanë mbetur. Dhe tani ata janë duke ardhur te ne.

Dyshoj se Shqipëria do shpopullohet me qëllim, që të kthehet në një shesh lojërash vetëm për të pasurit që do jetojnë aty, që ta gdhendin siç duan”, tha gazetari.

Videoja e tij është bërë virale jo vetëm në Britani, por edhe në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mjer populli i ndershm!01/11/2022 14:30

Vetëm me të pasurit nuk do ngelet, se duhen edhe "skllevër modernë" si shërbëtorë. Pra do ngelet edhe një pjesë e popullsisë që është e kënaqur me thërrime.

Shto koment

Denonco