Avioni privat i Ramës/ Vasili: Pse i duhet dhoma e gjumit në çarter?

Avioni privat i Ramës/ Vasili: Pse i duhet dhoma e gjumit në çarter?

11:14, 01/11/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, reagoi në lidhje me skandalin e çarterave të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, skandali i çarterave privatë të Edi Ramës është skandali më i rëndë dhe më i turpshëm me të cilin janë njohur shqiptarët.

DEKLARATA E PLOTE

Sot, Edi Rama është nën akuzë për shpërdorimin e pushtetit të parave publike të mbështetjes të përkrahjes së pastrimit të parave dhe për fyerjen më të rëndë që i ka bërë varfërisë së shqiptarëve.

Me pafytyrësinë më të madhe, Edi Rama guxon dhe thotë se i bën reklamë Air Albanias por ka disa pyetje asgjësuese që i vendosen atij.

1-Si guxon kryeministri dhe i bën një reklamë një biznesi privat?

2-Si i bën reklamë një biznesi i cili nuk dorëzon as bilancet dhe nuk dorëzon gjithashtu as aksionerët, pra përfituesit e parave?

3-Ku shkojnë këto para, kush i merr ato? Çfarë fsheh qeveria dhe për çfarë arsye i bën shërbim kësaj fshehje të këtyre parave

4-Si ka mundësi që kryeministri guxon dhe i bën reklamë në këto kushte një biznesi i cili në këtë rast do të ishte subjekt i verifikimit për pastrim parash përderisa nuk deklaron as bilancet as aksionerët.

5-Në vend të batutave prej banditi shtetëror dhe politik, kryeministri ka detyrimin ligjor t’u përgjigjet dhe këtyre pyetjeve të tjera.

6-Sa është fatura që i paguan Air Albanian për çdo udhëtim?

7-Sa taksa i paguan koncesionarit ky avion për udhëtimet e tija

8-Ky avion ka qenë në përdorim të një pushtetari të rëndësishëm jashtë Shqipërisë, kush ia ka falur apo dhuruar dhe si është kryer kjo falje?

9-Cilat janë marrëdhëniet e veçanta dhe ç’lloj janë këto marrëdhënie me këtë pushtetar?

10-Për çfarë i hyn në punë dhoma e gjumit brenda këtij avioni, qoftë dhe për udhëtime dyorëshe?

11-Si shërbehet dhe cila është vlera e kateringut, ushqimit luksoz që konsumohet brenda këtij avionit?

12-A ka moral më ky kryeministër, që kur erdhi në pushtet premtoi se ministrat e tij do të udhëtonin vetëm më klas ekonomik dhe sot udhëtojnë me çartera sheikësh

13-Çfarë morali, ka ky kryeministër që në kushtet e një varfëri të frikshme që vetëm thellohet dhe i ka bërë shqiptarët të largohen nga vendi, ky bën një luks që do ishte i tepruar për vendet më të pasura të Europës dhe botës?

14-Çfarë morali ka ky përballë kushedi sesa personaliteteve të lartë në SHBA, Francë, Gjermani, të cilët kanë dhënë dorëheqjen vetëm e vetëm se kanë përdorur për qëllime private automjete shtetërore brenda qytetit?

Ju bëj thirrje, të gjithë ministrave pjesë të këtyre udhëtimeve, pjesë të kësaj neverie shtetërore me udhëtimet me çarter t’i denoncojnë vetë ato dhe t’i bojkotojnë pasi së pari denoncimi do të sillte kallëzimin e këtij krimi shtetëror dhe e dyta do të ishte ndalimi për t’u mos u thelluar dhe më tej me të.

Edhe Kadafi po të kishte qenë gjallë që konsiderohej si një diktator që shpërdoronte do t’ia kishte pasur zili edi Ramës udhëtimet e tij prej sheiku.

Drejtësia nuk mund të lidhë më duart përpara një skandali shtetëror të të tilla përmasave kaq të rënda penale dhe morale. Ai duhet të ishte që dje në zyrat e Edi Ramës dhe të gjithë zyrat e tjera për të zbardhur deri në fund këtë skandal që për nga niveli i shkeljeve, paturpësia dhe arrogance e kryerjes së tyre nuk ka shok në të gjithë pluralizmin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco