'Mbi 150 të vdekur në Seul'/ Berisha: Ngushëllimet me të ndjera familjeve të viktimave!

'Mbi 150 të vdekur në Seul'/ Berisha: Ngushëllimet me të ndjera familjeve të viktimave!

15:05, 30/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reagaur pas tragjedisë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në festën e Halloëeen në Seul, ku mbetën më shumë se 150 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga shtypja.

‘Një tragjedi e vërtetë në festën e Halloëeen në Seul! Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet me të ndjera familjeve të viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi të rëndë, si dhe autoriteteve të vendit dhe lutem për shërimin e plotë të të plagosurve!’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Një tragjedi e vërtetë në festën e Halloëeen në Seul!

Të dashur miq,

Mbi 150 persona kanë vdekur dhe mbi 80 janë plagosur në një shtypje masive të masës së madhe të njerëzve që po festonin Halloëeen-in në Seul në Korenë e Jugut.

Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet me të ndjera familjeve të viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi të rëndë, si dhe autoriteteve të vendit dhe lutem për shërimin e plotë të të plagosurve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco