Sondazhi 'bombë'/ Shumica e shqiptarëve: Drejtësia është më keq

Sondazhi 'bombë'/ Shumica e shqiptarëve: Drejtësia është më keq

09:16, 22/10/2022
A+ Aa A-

Edhe 7 vite pas nisjes së saj, Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin te drejtësia. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si funksionon drejtësia sot, krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar, madje të shumte janë ata që mendojne se gjërat kanë vajtur keq, sesa ata që mendojne se kanë shkuar mirë.

28.1% janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë. Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%, një shifër shumë e ulët.

Shifrat nuk duken aspak premtuese as për të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë. Të pyetur se si e shohin shqiptarët sistemin e drejtësisë 5 vite më vonë, vetëm 31.1% janë përgjigjur më mirë, shumë më mirë e shohin vetëm 0.2% e tyre, ndërsa 29.9% mendojnë se nuk do të ndryshojë asgjë. 25.4% mendojnë se drejtësia pas 5 vitesh do të jetë më keq dhe 5.6% mendojnë se do të jetë shumë më keq.

Shifrat nuk jane me te mira as per prokurorine e posaçme. 35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri më tani.

7.2% e të pyeturve janë shprehur shumë negativisht, ndërkohë që 27.5% e shqiptarëve janë shprehur neutral. 26.2% e tyre e kanë parë pozitivisht punën e SPAK dhe vetëm 0.2% e tyre e shohin shumë pozitivisht punën e SPAK.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco