Çollaku: Vizita e Agaçit në Prokurori e vonuar, SPAK është kthyer në incenerator- djeg dosje

Çollaku: Vizita e Agaçit në Prokurori e vonuar, SPAK është kthyer në incenerator- djeg dosje

11:57, 17/10/2022
A+ Aa A-

'Dritë-hijet' e vizitës së Ëngjëll Agaçit në Prokuri u diskutuan këtë mëngjes në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, me Basir Çollakun, gazetar dhe drejtor informacioni 'Shijak Televizion'.

Çollaku e cilësoi vizitën e Agaçit të vonuar dhe si një turizëm hetimor, teksa thkesoi se SPAK-u tashmë ka marrë rolin e një inceneratori ku dosjet shkojnë vetëm për tu djegur dhe jo për tu hetuar.

"Rezultatet dëshmojnë që  jemi në gjysmën e alfabetit dhe s'kemi shkuar deri në fund. Nëse do të ishim ndryshe do të ishim duke hetuar të pandehur, të ndëshkuar, njerëz që përballen me drejtësinë janë në gjykatë, njerëz të pushtetit, të parlamentit. Më duket ndonjëherrë se SPAK është si inceneratori, shkojnë dosjet vetëm për tu djegur dhe jo për tu hetuar. Natyrisht dhe paraja është në mes", u shpreh Çollaku.

Pyetur nga moderatori Flavio Qarri, se a është kjo vizitë e fundjavës një nga ato momentet e zhvillimeve të vrullshme apo thjeshtë një menaxhim punësh nga ana e zotit Agaçi, Çollaku u përgjigj: 

''Duket si një autobus që ecën me shpejtësi dhe kur ndalon s'zbret askush prej tij. Është një boshllëk pa ngjarje dhe fakti se në orët e pasdites së ditës së premte mbërrin për 60 minuta Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, një vizitë që duhej bërë shumë më herët jo vetëm prej tij por edhe prej njerëzve të tjerë që janë në qeverisje. Kjo më duket si një turizëm hetimor. Ka një ngërç që ne nuk po e shohim të na japë rezultat, kemi shumë zhurmë, shumë propagandë dhe justifikime, edhe nga drejtuesit e këtij institucioni, që thonë është shumë e komplikuar por prandaj jeni ju aty... për ta bërë më të thjesht!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco