‘Mbështetja është e madhe’, pedagogu Isufi: Kërkesat duhet të merren parasysh nga qeveria

‘Mbështetja është e madhe’, pedagogu Isufi: Kërkesat duhet të merren parasysh nga qeveria

11:35, 17/10/2022
A+ Aa A-

Në protestën e sotme pedagogët janë shprehur të vendosur se do t’i qëndrojnë deri në fund kërkesave të tyre duke kërkuar një arsim më cilësor.

Në një intervistë për BW, pedagogu Ardian Isufi tha se mbështetja nga ana e pedagogëve po ashtu edhe e studentëve ka qenë shumë e madhe.

“Jemi në Universitetin e Arteve, një pjesë e mirë pedagogëve janë pjesë e bojkotit të mësimit që lidhet me peticioni e 9 pikave. Shihet një fillim i mbarë i mirëkuptimit të pedagogëve dhe po ashtu kemi edhe mirëkuptim të studentëve. Duhet patjetër që kërkesat e tyre të shihen  nga qeveria shqiptare,. Për kërkimin shkencor është kërkuar një buxhet serioz. Edhe për pagat në tërësi kemi kërkuar të rishikohen, po ashtu disa çështje të tjera lidhen me rishikimin e buxhetit. Jemi vendi i fundit në Europë për çështjen e pagesës.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco