Duka i vendosur për koalicionin me Berishën: Do të jap kontributin tim

Duka i vendosur për koalicionin me Berishën: Do të jap kontributin tim

11:30, 17/10/2022
A+ Aa A-

Situata brenda Partisë Demokratike dhe zgjedhjet vendore dita-ditës po marrin drejtim.

Kreu i PAA Agron Duka u shpreh se në kohën kur kreu i PD po bënte takime me aleatët e djathtë, i ka bërë një propozim Berishës për mënyrën se si duhet të zgjidhen kandidatët për zgjedhjet vendore.

Ai u shpreh se zgjedhjet vendore nuk mund të fitohen në rast se nuk bashkohet i gjithë fronti opozitar.

Duka, i ftuar mëngjesin e sotëm në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, tregoi më shumë rreth kësaj deklarate teksa thkesoi edhe njëherë se dalja me një kandidaturë është tashmë një domosdoshmëri.

“Një gjë është e sigurt që të gjithë aktorët opozitarë janë të bindur që dalja me një kandidaturë është tashmë e domosdoshme. Ai pësimi i 6 Marsit është bërë mësim, të paktën këtu jemi dakort.

Problemi është mënyra e selektimit të kandidaturës. Nëse kandidatura selektohet vetëm nga struktura e një partie do të thotë që s'është përfaqësues i  gjithë opozitës, nëse selektohet nga e gjithë opozita, atëherë do të thotë që janë të involuara të gjithë dhe do të kontribuojnë të gjithë. Gjithsesi me zgjedhjet e 6 marsit ka një hap përpara.

Mua më pëlqejnë të gjithë, çdo njeri që jep kontributin për të kthyer jetën politike në normalitet, për mua është i begenisur edhe një votë individuale ne na duhet, dhe jo më e një grupi njerëzish.

Armiku është shumë i fortë edhe për fajet tona, faji është i të gjithë ne dhe sot jemi përballë një fakti që kemi një mazhorancë dhe një opozitë siç thatë dhe ju që merret akoma me organizim se nuk po nxjerr dot një produkt final.

Votat e mia do mundohem shumë t’i kanalizoj dhe të jap kontributin tim, Nuk duhet nënvlerësuar asnjë votë. Fuqia ime dhe e jona si 'Parti Agrare Ambientaliste' është kjo që është dhe ne do japim kontributin tonë maksimal”, u shpreh Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco