Biberaj: Jemi pedagogët më të keqpaguar në rajon! Kjo qeveri s’i njeh negociatat. Vijojmë bojkotin

Biberaj: Jemi pedagogët më të keqpaguar në rajon! Kjo qeveri s’i njeh negociatat. Vijojmë bojkotin

10:56, 17/10/2022
A+ Aa A-

Në protestën e zhvilluar ditën e sotme për rritjen e pagave, Profesori Aleksandër Biberaj pohoi se pedagogët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon.

Në një interivstë për New24, Bibraj tha se kjo qeveri nuk i njeh negociatat dhe theksoi se do të vijojnë të protestojnë deri në plotësimin e kërkesave, pasi masa e rritjes prej 15% është qesharake.

Biberaj: Janë kërkesa të drejta, me karakter të mirëfilltë ekonomik. Jemi më të keqpaguarit në rajon. Mbështetja është e plotë. ta që kanë pozicion administrativ, janë dhe drejtues. Nuk do ketë provës mësimor, nëse nuk realizohen kërkesa tona. S’ka proces mësimor pa realizuar këto kërkesa. Kemi pasur një takim me studentë e viteve të para, një takim mirëseardhje.

Proces mësimor nuk ka Është maxhorancë absolute që mbështet protestën. Nuk është e lehtë të mos zhvillosh mësim, por është i vetmi mjet që lëvizja sindikalistë ka këtë përgjigje. Kemi përballë një qeveri që jo vetëm nuk plotëson kërkesat, por tallet. Kërkesa janë të realizueshme, por është kryeneçsia e qeverisë që nuk pranon të debatojë. Masa e rritjes 15% është qesharake. Pagat tona janë qesharake.

Unë kam një profesoreshë këtu që ka 40 vite punë dhe nuk merr as 1 mln lekë të vjetra. Ne nuk po kërkojmë luks, i dimë situatat që kalon vendi, por kërkojmë përafrim të nivelit të pagave që i kanë 2-3 herë më të larta se ne. Minimumi duhet të ishte 50%. Imagjino një të ri që të bëhet pedagog, nuk paguan dot as qiranë dhe jo më të blejë shtëpi. Nuk i njeh kjo qeveri negociatat. Shqiptarët e dinë shumë mirë. Një profesor i papaguar është shumë e vështirë të jetë mësues i mirë në auditor. Të bëjë aktivitet kërkimi, shkencor, është demotivim. Paga jo vetëm është motivim, por dinjitet.

Është një analizë shkak-pasojë që bëhet. Në fund të fundit një profesor i paguar mirë duke pasur parasysh nivelin e pagave për Shqipërinë, do të jetë një profesor i mirë dhe në kërkim shkencor. Ka kolegë që detyrohen të bëjnë disa punë. Nuk di ndonjë profesor në universitete të botës, të bëjë punë tjetër, pasi është i mirëpaguar. Jam për të vazhduar protestën, çdo ditë non-stop. Do të vazhdojë. unë shpreh opinionin tim dhe të kolegëve të mi këtu, se di nëse do të vijojnë të kenë të gjithë këtë mendim. Ka një interferencë sikur, pasi kryeministri ka bërë takime informale me rektorë, pi kafe.

Efekti buxhetor është disa milionë euro. Kemi mbështetjen e studentëve tanë. Ne kemi nevojë për mbështetje financiare, për bazë laboratorike, përveç pagave. Në Shqipëri ka ndodhur ky fenomen, ku s’kemi mbështetje nga qeveria. Në çdo universitet të botës, profesorët, katedrat, kanë mbështetje të qeverisë, pasi investohet për të ardhmen e vendit. Investimi i qeverisë është zero. Ne nxjerrim studentë të shkëlqyer. Studentët që mbarojnë mësimet në fakultetet tona, zënë punë këtu apo në botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco