‘Gjeopolitika në Ballkan dhe Iniciativa e 3 deteteve’, Mediu: Rëndësi frenimi i hyrjes së Kinës e Rusisë në Europë

‘Gjeopolitika në Ballkan dhe Iniciativa e 3 deteteve’, Mediu: Rëndësi frenimi i hyrjes së Kinës e Rusisë në Europë

09:12, 17/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu mori pjesë në takimin e Dubrovnikut në Koraci me temë: “Gjeopolitika në Ballkan dhe Iniciativa e 3 deteteve (Baltic, Deti Zi dhe Mesdheu)”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga vendet Baltike, Polonia, Ballkani, SHBA, dhe Brukseli.

Kjo iniciative ku janë pjesë të gjitha vendet e Europës qëndore dhe Juglindore anëtare të BE është inisiativa më e rëndësishme gjeopolitike e mbështetur nga SHBA dhe BE jo vetëm politikisht por dhe financiarisht.

Ajo konsiston në investimet në infrastrukturë, energjitikë dhe teknologji nëpërmjet një fondi të ndërtuar dhe investuar nga këto vënde.

Rëndësia e inisiativës së 3 deteve është e jashtëzakonshme për të zhvilluar ekonomikisht këto vënde por dhe për të frenuar penetrimin e Kinës dhe Rusisë në Europë.

Në fjalën e tij Mediu theksoi se vëndet e ballkanit perendimor jo anëtare të BE duhet që të bëhen sa më shpejt partnerë në këtë iniciativë me interes të lartë për Shqipërinë dhe rajonin, duke vlerësuar nevojën që Shqipëria të ndërmarrë një takim rajonal për të kërkuar formalisht bashkimin në këtë inisiativë në Samitin e radhës në Rumani, siç bëri Ukraina në Samitin e Letonisë.

Mediu theksoi se situata në ballkan është shumë problematike ndoshta më kritikja mbas konflikteve të viteve 90, dhe është një kërcënim jo vetëm për ballkanin por dhe për Eurooën.

Duket qartësisht se Rusia kërkon që të nxisë konflikte nëpërmjet Serbisë, armatosjes së saj dhe nëpërmjet Republikës Serbska, me kërkesën për shkëputje nga Bosnja.

Situata dhe konfliktet me sfond fetar dhe politik në Malin e Zi si dhe tensionet në Veriun e Kosovës apo mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë pasojë e skenarëve të konfliktit të përgatitur në Moskë prej kohësh.

Çdo inisiativë apo bashkëpunim rajonal  duhet të ndalojë penetrimin e mëtejshëm të Rusisë dhe Kinës në Ballkan, apo fuqizimin e Serbisë si aleatja kryesore e Rusisë dhe Kinës në rajon- theksoi Mediu.

Në takim u ra dakort për një konferencë ndërparlamentare për këtë cështje në një nga vëndet e ballkanit jo anëtare të BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco