Çupi: Bardhi dhe Paloka kanë biseduar sot! I përgjigjemi ftesës së Berishës për një kandidat të vetëm

Çupi: Bardhi dhe Paloka kanë biseduar sot! I përgjigjemi ftesës së Berishës për një kandidat të vetëm

22:26, 11/10/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka deklaruar se i përgjigjet ftesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të dalë me një kandidat të vetëm për zgjedhjet lokale.

Teksa komentonte “negociatat” mes grupit të Alibeajt dhe të Berishës, Çupi deklaroi se Gazment Bardhi dhe Edi Paloka kanë diskutuar ditën e sotme lidhur me këtë çështje. Por deputetja e PD-së nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me bisedimet.

Në një intervistë për Ora News, ajo u shpreh se Paloka ndodhet jashtë vendit dhe në momentin që do të kthehet, do të ulet për të komunikuar me Bardhin për të finalizuar atë që duan demokratët, të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale.

Çupi: I përgjigjëm ftesës së Berishës për një kandidat të vetëm në zgjedhje. Nuk mund të bëhen diskutime me gjithë grupin, por do të kemi një përfaqësues, por në mënyrë unanime është mandatuar Gazment Bardhi. Unë e di se Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar ditën e sotme, edhe pse Paloka është jashtë vendit. Sapo ai të kthehet do të ulen për të finalizuar atë që të gjithë demokratët duan; për të dalë në zgjedhje me një kandidat të vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco