Tare: Butrinti me koncesion për interes të disa personave! Qeveria s’e ndaloi cënimin e një zone të mbrojtur

21:35, 11/10/2022
A+ Aa A-

Historiani Auron Tare komentoi në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv dhënien e Parkut Kombëtar të Butrintit me koncesion. Tare deklaroi se krenaria shqiptare s'duhet ta lejonte menaxhimin e një qendre si butrinti nga një fondacion i huaj.

"Butrinti, një histori suksesi për Shqipërinë, do të ishte krenari për Shqipërinë ta bënte Butrintit edhe më të suksesshëm duke e menaxhuar vetë në një tavolinë të ulur me shumë partnerë.

Ky është thelbi që kam shpalosur shpeshherë. S'kemi pse ta japim për interesa të caktuara të disa personave."-tha Tare.

Historiani Auron Tare theksoi se kemi mjaft njerëz të aftë për të menaxhuar Butrintin ndërsa theksoi se qeveria nuk e ka ndaluar cënimin e zonave të mbrojtura.

“Fakti që një zonë e mirë s'ka më mbrojtje, tregon këtë në pamje që shohim. Një biznesmen tjetër mund të dalë për të bërë një fshat tjetër turistik.

E patë për leksionet e Hodges. Nuk është anti-shqiptar, por pjesë e shkollës britanike, jemi përplasur për disa koncepte, kam punuar shumë herët më të.

Nëse i jep menaxhimin këtyre personazheve, edhe riinterpretimin historik, kemi një problem të madh, për fëmijët dhe brezat që do vijnë."-tha Tare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco