Lutfiu: Lugina e Preshevës e lënë në harresë! ‘Open Balkan’ nuk e përmirëson jetën e shqiptarëve

21:22, 11/10/2022
A+ Aa A-

Nevzad Lutfiu, i cili vjen nga Lugina e Preshëvës, i ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv tregoi se po konkuron për pozicionin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Lutfiu deklaroi se është një sfidë, pasi nëse zgjidhesh, do përfaqësosh shoqërinë më të diskriminuar në rajon.

Ai theksoi se Europa duhet të kuptojë se sa shumë qytetarë po diskriminohen ndërsa shtoi se nisma 'Open Balkan' nuk e ka përmirësuar aspak jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai e krahasoi gjendjen e shqiptarëve atje me një pacient i cili ndodhet në intubim, dhe jo vetëm kaq, por edhe i braktisur nga stafi mjekësor.

Më tej i riu deklaroi se ka një qasje të re, por ndihmat e herëpashershme nuk janë ato të cilat mund të ndikojnë në përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

"Sfidë e madhe. Besoj që do ja dalim për arsye se jeta e mirë e qytetarëve shqiptarë në atë vend është ideali ynë. Në 2011 shqiptarët e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë se pala serbe nuk lejoi të regjistrohen qytetarët që jetojnë jashtë vendit ndërkohë që një numër i madh i shqiptarëve të Luginës së Preshevës jeton në vende të ndryshme të Europës.

Këtë vit kjo pengesë është hequr dhe deri tani procesi po shkon mirë, regjistruesit po e bëjnë punën e tyre. Shpresojmë se fundi do të jetë i drejtë nga ana e Serbisë dhe të publikojë të dhënat reale të Luginës së Preshevës.

Me shumë përgjegjësi e them se gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës i ngjan një pacienti që ndodhet i intubuar. Kjo jo se pacienti është brenda, por i braktisur dhe nga stafi mjekësor.

Ndikimi i Open Balkan s'ka ndikuar fare për mirë në përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. E sfidoj për të vërtetuar këtë që them. Të vijë shteti shqiptar, të provojë të investojë në Luginën e Preshevës, le të sfidohet ose testohet vullneti i Serbisë dhe Open Balkan.

Mungesa e një strategjie kombëtare që duhet të përpilohej nga Shqipëria dhe Kosova, e cila do t’i trajtonte interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po bën që ajo pjesë dalëngadalë fatkeqësisht të shuhet.”-tha Lutfiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco