'Territorialja'/ Bozdo: Enkelejd Alibeaj foli për pazare! Primaret, hap i rëndësishëm për PD-në

19:28, 11/10/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, i ftuar në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv komentoi zhvillimet në selinë blu dhe primaret. Enno Bozdo tha se brenda tetorit do të dalin edhe emrat e kandidatëve për kryetar bashkie.

"Brenda tetorit besoj do të kemi emrat e parë për kandidatë për kryetar bashkie. Jemi të lidhur me faktin e përfundimit të reformës territoriale.

Nuk e dimë si do shkojë, nëse do ruhet i njëjti numër bashkish, presim rezultatet e kësaj, duhet të dimë cilët janë territoret nga do dalin kandidaturat. Jemi të lidhur me këtë proces, por në fund të tetorit ky proces përfundon."-tha Bozdo.

I pyetur nëse mendon se do ketë ndryshime harta territoriale, Bozdo tha se kemi dy pohime që shkojnë në drejtim të kundërt duke kujtuar pazaret e Enkelejd Alibeajt dhe deklaratat e Taulant Ballës.

"Enkelejd Alibeaj ka deklaruar me zë e figurë se dhanë votën për zgjatjen e procesit të vettingut për të marrë 4 apo 5 bashki më shumë, që është një pazar më vete.

Pohimi i dytë është i Taulant Ballës, i cili ende pa mbaruar funksionin e plotë komisioni i reformës territoriale, deklaroi se PS ishte shumë e kënaqur me ndarjen aktuale se pushteti vendor s'kishte asnjë problem dhe çdo gjë shkonte më së miri, dhe s'kishin nevojë të shkonin në ndarje të tjera. Të dy pohimet janë kontradiktore."-tha Bozdo.

Më tej Enno Bozdo deklaroi se primaret kanë shumë benefite pasi i bëjnë zgjedhjet më të besueshme ndërsa shtoi se është hera e parë që elektorati shqiptar testohet me një mekanizëm të tillë.

"Asnjëherë elektorati s'është testuar me një mekanizëm të tillë. Edhe skenarët më negativë të marrësh, patjetër që kemi marrë masat tona. Roli i rëndësishëm që ka Kryesia dhe në nivele organizative që të mos ndodhin dëmtime apo influenca nga jashtë."-tha Bozdo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco