Gjyqi për PD/ Shameti: Rama po tenton të zëvendësojë opozitën

Gjyqi për PD/ Shameti: Rama po tenton të zëvendësojë opozitën

18:30, 11/10/2022
A+ Aa A-

Gazetari Sokol Shameti akuzon Edi Ramën se po tenton të zëvendësojë opozitën. 

Duke iu referuar gjyqit për vulën, kriza në PD, tha Shameti, duhet të zgjidhet me procedura të brendshme.

Në një vend jo demokratik si Shqipëria, shtoi ai, mazhoranca tenton të ndërhyjë, me qëllim për ta dëmtuar dhe nxjerrë opozitën jashtë funksionit. 

Sokol Shameti: Është një sherrnajë e brendshme kjo në PD, këto zgjidhen me procedura të brendshme, pa bërë zhurmë. Këto janë çështje procedurale partiake. Nuk jemi një vend tërësisht demokratik. Pretendojmë ne se në një vend jo tërësisht demokratik, mazhoranca të mos bëjë tentojë të ndërhyjë te opozita? Kjo është e ditur. Mazhoranca në një vend të tillë do ndërhyjë për të minuar, për të gjetur mjetet për ta disfunksionalizuar opozitën, për ta zëvendësuar atë. Një parti normale, me qetësi, pa vënë kushte, mblidhet, shikon ku e ka problemin, cilat janë elementët që ccedojnë dhe zgjidh hallin e shkon përpara. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco