Video-mesazhi i Salianjit nga Ruanda: Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët në Angli

Video-mesazhi i Salianjit nga Ruanda: Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët në Angli

18:26, 11/10/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjete sociale ka treguar skenarin e rrezikshëm që kërcënon shqiptarët të cilët futen ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Salianji thotë se shqiptarët ilegal që futen në Angli rrezikojnë të përfundojnë në Ruanda. Ai thekson se largimi masiv i shqiptarëve ka ndodhur për shkak të keqqeverisjes së Ramës ndërsa shton se kjo qeveri është e papërgjegjshme pasi nuk merr informacione.

Statusi
Kigali, Rwanda. Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë në mënyrë të paligjshme. Sekretarja e Brendshme Sulla Braverman u shpreh në konferencën e partisë konservatore se lufta ndaj emigracionit të paligjshëm ishte prioritet, do të ishte "ëndrra" e saj të shihte një foto të një avioni që çonte azilkërkuesit në Ruandë shkruan mediat britanike.

Burimet qeveritare dhe mediat në Britani kanë ngritur prej muajsh shqetësim serioz mbi kalimin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë drejtë Britanisë! Qeveria nuk ka reagim, nuk ka asnjë plan! Qytetarët meritojnë të jetojnë me dinjitet  në vendin e tyre dhe në çdo rast duhet të aplikojnë për viza të rregullta!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco