Berisha: Stop hakmarrjes Rama-Çuçi ndaj Lazaratit

Berisha: Stop hakmarrjes Rama-Çuçi ndaj Lazaratit

18:20, 11/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas aksioni policor në Lazarat, vetëm dy ditë pasi ai bëri një takim madhështon në këtë zonë të njohur.

Berisha shkruan në Facebook, që të ndalohet menjëherë aksioni hakmarrës bandites i Ramës dhe Çuçit.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Stop terrorit hakmarrës banditesk ndaj Lazaratit.

Të dashur miq, krerët e organizatës qeveritare kriminale  Rama-Çuçi të tmerruar nga denoncimet e banorëve të Lazaratit  të krimeve kundër njerëzimit të kryera ndaj  tyre nga Rama-Tahiri dhe bandat e tyre me uniforme kanë mbushur Lazaratin me narkopolicë dhe terrorizojnë banorët.

Portali i mirënjohur Jugulajme informon për terrorin hakmarrës primitiv që shtruan me porosi të Ramës dhe Çuçit gjatë kontrollit të banesës ndaj një nëne 70 vjeçare nga kriminel me uniformë.

Dënoj më ashpërsinë më të madhe dhunën ndaj banorëve të Lazaratit dhe kërkoj ndalimin e menjëhershëm të saj.

Këtu më poshtë keni të plote të artikullin e Jugulajme për terrorin që po ushtrohet në Lazarat.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj11/10/2022 19:10

Duhet të kontrollojnë mirë të zotët e shtëpisë, se do u kenë futur ndonjë armë me vepru nesër...pasnesër si me kishat e priftërinjtë dikur etrit e tyre!

Shto koment

Denonco