‘Nisëm nga Elbasani protestat’/ Boçi: Askush s’do t’ia falë Ramës t’i marrë paratë e djersës dhe fëmijeve

‘Nisëm nga Elbasani protestat’/ Boçi: Askush s’do t’ia falë Ramës t’i marrë paratë e djersës dhe fëmijeve

16:45, 11/10/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka falënderuar qytetarët të cilët iu bashkuan protestës së sotme të zhvilluar në Elbasan kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve.

Gjithashtu Boçi ka akuzuar edhe Policisë e Elbasanit e cila ka marrë urdhra politikë duke bllokuar protestuesit t'i bashkohen tubimit paqësor!

‘Edi Rama duhet të jetë i përgatitur për çdo formë reagimi të qytetarëve! Ata do të jenë gjithnjë e më shumë. Askush nuk do t'ia fal Edi Ramës t'i fusë dorën në xhep atyre, për t’u marrë paratë e djersës dhe fëmijëve!’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Nisëm sot nga Elbasani protestat ✌️🇦🇱

I falenderoj me zemër të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që përtej çdo angazhimi të tyre, ishin sot në bulevardin e Elbasanit, për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve.

Dënoj me forcë sjelljen fyese dhe jo profesionale të Policisë së Elbasanit që përtej interesit të qytetarëve për të protestuar, zgjodhën t’i binden urdhërave politikë për të bllokuar protestuesit t'i bashkohen tubimit paqësor!

Edi Rama duhet të jetë i përgatitur për çdo formë reagimi të qytetarëve! Ata do të jenë gjithnjë e më shumë. Askush nuk do t'ia fal Edi Ramës t'i fusë dorën në xhep atyre, për t’u marrë paratë e djersës dhe fëmijëve!

#BollHeshtëm

#ShqipërianëRrezik

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco