Çela në krye të Prokurorisë së Tiranës/ Balla: Të tjerët refuzuan kandidimin

Çela në krye të Prokurorisë së Tiranës/ Balla: Të tjerët refuzuan kandidimin

12:12, 11/10/2022
A+ Aa A-

Prokurori Arens Çela, i cili ishte caktuar më herët si drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së Tiranës, mori të martën nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, mandatin zyrtarë për të drejtuar institucionin për tre vjet.

“KLP-ja sapo miratoj caktimin e Z. Arens Çela për një mandat 3 vjeçar, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së parë Tiranë”, thuhet në njoftimin për media të KLP.

KLP hapi garën për drejtues të ri të prokurorisë së kryeqytetit në prill të këtij viti, pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të ish-prokurores Elizabeta Imeraj. Në garë u paraqitën si kandidatura Çela dhe prokurori Kreshnik Ajazi, aktualisht drejtues në Prokurorinë e Elbasanit.

Por KLP e përjashtoi Ajazin nga gara, duke iu referuar ligjit sipas të cilit në garë përfshiheshin vetëm anëtarë të prokurorisë ku çelej konkurrimi. Këshilli po ashtu cilësoi kërkesën e Ajazit si kërkesë për lëvizje paralele, pasi ai ndërkohë shërbente si drejtues prokurorie në Elbasan.

Pas skualifikimit të Ajazit gara për kreun e prokurorisë më të madhe të vendit mbeti me një kandidat.

I pyetur nga BIRN në maj të këtij viti për mungesën e garës, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla tha se ata nuk kishin rrugë tjetër, pasi prokurorët refuzonin të kandidonin./BIRN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku11/10/2022 14:48

Ky Arens Çela a mos është nipi i atij kasapit të Enver Hoxhës, Aranit Çela? Pak nga pak ( bile shumë shpejt) po kthehemi në monarki, nipi i doktorit do emërohet doktor, nipi i hajdutit do emërohet hajdut, nipi i ministrit do emërohet ministër. nipi i kryeprokurorit do ëmërohet kryeprokuror, nipi i kryeministrit do emërohet kryeministër. Do të trashëgohen të gjitha ofiqet sikurse në mesjetën e thellë. SOCIALIZËM SIÇILIZËM sikurse mafja më e rrënjëzuar prej shekujsh. Bacia la mano po deshe të jetosh dele.

Shto koment

Denonco