'Rama po e shet Italinë për Arabinë Saudite?! Devijim i kursit perëndimor'

'Rama po e shet Italinë për Arabinë Saudite?! Devijim i kursit perëndimor'

12:05, 11/10/2022
A+ Aa A-

"A po e shet Rama, Italinë, për Arabinë Saudite?! - Një pyetje direkte kjo për këtë qeveri".

Nga Tritan Shehu

Në vitin 2030 do të zhvillohet një EXPO ndërkombëtare shumë prestigjioze. Ndër vendet kryesore kandidate pritëse për këtë aktivitet të rëndësishëm është Italia, është edhe Arabia Saudite. Vendimi do të merret me një votim të mbas disa muajsh.

Shqipëria në mënyrën më të natyrshme e racionale i premtoi Italisë, këtij partneri strategjik, se do të votojë për të. Por më tej siç duket fillojnë të fryjnë erëra të tjera nga Lindja, edhe me dërgesa materiale joshëse për këtë regjim. Dhe sipas disa zërave të besueshëm, Shqipëria si skuth po e ndërron kursin e saj: ajo po bëhet gati që të votojë për Arabinë Saudite në vend të Italisë.

Në qoftë se kjo është e vërtetë, kemi të bëjmë me një veprim ndesh me interesat madhore të vendit tonë.

Në fakt kjo nuk mund të jetë e lidhur vetëm me “dërgesat” lindore drejt Tiranës. Këtu kemi të bëjmë dhe me një tjetër demonstrim të devijimit të kursit perëndimor të Shqipërisë drejt Lindjes.

Kemi të bëjmë me një hap të rrezikshëm largimi jo vetëm nga Italia, por dhe nga Europa e Perëndimi. Kemi të bëjmë me një veprim, që kërkon të na largojë nga demokracia perëndimore, për të na çuar drejt Lindjes, aty ku ka vend për autokratët.

Kjo Qeveri duhet të sqarojë parlamentin, ku unë do të kërkoj shpjegime, opinionin tonë si dhe partnerët europianë, në radhë të parë Italinë mike, për sa po ndodh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Buki11/10/2022 14:44

Une nuk arrij te kuptoj se cfare devijimi ketu ka. Sikur Arabia Saudite eshte Russia. Po a jeni ne terezi a jo. Si ja keni nis si duket voten time nuk do ta gezoni.

Shto koment

Denonco