Pedagogët: Një javë kohë Qeverisë për negociata, përndryshe bojkot më 17 tetor

Pedagogët: Një javë kohë Qeverisë për negociata, përndryshe bojkot më 17 tetor

11:35, 11/10/2022
A+ Aa A-

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bërë të ditur sot se i jep kohë qeverisë  deri më 14 tetor, ditën e thirrjes së një proteste në Tiranë, që të negociojë kërkesat për rritjen e pagave dhe vlerësimin e pedagogëve dhe të stafit ndihmës, në të kundërt revolta do të përshkallëzohet deri në bojkotimin e auditorëve më datë 17 tetor.

Pedagogu Aleksandër Kovaçi që foli në emër të sindikatës tha se “deri tani është në fuqi që nuk do të hyjmë më datë 17 tetor në auditore. Po vendimi final do të merre më datë 14, në atë forumin në të cilin do të diskutohet.

Unë mendoj se gjatë kësaj jave mund t’i japim mundësinë qeverisë që të propozojë negociata ose të propozojë takime, në mënyrë që të diskutojmë për këto tematika, përndryshe ne qëndrojmë në kërkesat tona. Natyrisht gjatë kësaj jave do të informojmë dhe institucionet ndërkombëtare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco