Bleu vota për Ramën/ 13 vite burg për vëllain e ish-deputetit socialist

Bleu vota për Ramën/ 13 vite burg për vëllain e ish-deputetit socialist

10:29, 10/10/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 13 vite burg për Gjevi Ndokën. Ky i fundit është dënuar për shkak se akuzohet për tjetërsim pronash në bregdetin e Shëngjinit.

Më parë bashkë me Gjevi Ndokën është dënuar dhe Mimoza Ndoka. Ata janë vëllai dhe motra e ish-deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.

Gjykata u ka sekuestruar pasuri me vlerë 55 mln euro. Bëhet fjalë për 300 mijë metra katrorë në 75 pasuri të ndryshme që tashmë i kalojnë shtetit.

Gjevi Ndoka dhe i vëllai akuzohen se kanë blerë vota për llogari të Edi Ramës. 

Zëri i Amerikës publikoi në vitin 2019 përgjimet mes zyrtarëve të lartë socialistë dhe bandave kriminale me qëllim blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017-të. Në Lezhë, përgjimet tregojnë se vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka flet gjithashtu për blerje votash.

“…Nga përgjimet e telefonave celularë në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, si para dhe gjatë fushatës zgjedhore është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla (para) zgjedhësve për të votuar kandidatët për deputetë nën siglën e Partisë Socialiste, të dhëna këto që dalin nga përgjimet,” shkruhet në dosjen hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku10/10/2022 10:51

Sigurisht që i është përgjysmuar dënimi meqë kanë blerë vota për E Dramën.

Shto koment

Denonco