Manjani: Ky është justifikimi më idiot për të mos protestuar për çmimet

Manjani: Ky është justifikimi më idiot për të mos protestuar për çmimet

10:13, 10/10/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Justifikimi më idiot, që shumë prej nesh gjejnë për të mos protestuar për çmimin e naftës, i cili ngrihet sipas qejfit të Ed Ramës, është se çmimi është ngritur gjithandej nga lufta!!!

Po mirë, ç'lidhje kemi ne me luftën?!

Po me gazin rus, ça lidhje kemi ne?!

Po me vendet e tjera ku qeveritë i ngopën njerëzit me para nëpër llogari rrjedhëse përgjatë gjithë pandemisë, ç'lidhje kemi ne?!

Sa lekë i dha shqiptarëve qeveria e tyre?! Në fakt pyetja duhet të jetë sa na kushtoi të gjithëve ne pandemia!?

Si nuk e vret askush se europianët morën para nga shtetet e tyre pa punuar në pandemi dhe llogjikshëm që do ngriheshin çmimet? Dhe çmimet u ngritën andej shumë më herët se fillimi i luftës.

Si nuk gjetëm një palë sy për të parë e një palë veshë për të dëgjuar që europianët u mësuan aq keq në pandemi saqë nuk dalin më në punë?! Aeroportet këtë verë, fjala vjen, ishin pa personel për këtë shkak...

Dhe më në fund si është e mundur të mos bëjmë dot as dallimin e thjesht aritmetik (jo matematik) të dallimit të çmimit të rritur të naftës në Eruopë dhe Ballkan me çmimin super të rritur nga Bordi komunist?!

Po Bord çmimesh cili shtet ka?!

Do ishte shumë më e ndershme t'i themi vetes "nuk ma ka qejfi protestën" sesa të gjejmë justifikime idiote, sipas të cilave ne paskemi të njëjtat halle si Europa dhe Ballkani, qoftë dhe ai i hapuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco