'Mbushën Tiranën me kate pa leje'/ Budina: Veliajt i intereson trualli i Teatrit Kombëtar për të bërë kulla

'Mbushën Tiranën me kate pa leje'/ Budina: Veliajt i intereson trualli i Teatrit Kombëtar për të bërë kulla

17:46, 07/10/2022
A+ Aa A-

Shembja e Teatrit Kombëtar me 17 maj 2020 u pasua nga një valë protestash e thirrjesh e deri me padi në SPAK. Megjithatë asgjë nuk e pengoi Bashkinë Tiranë të hape tender për ndërtimin e një tjetër godine.

Regjisori i mirënjohur Edmond Budina i ftuar në Ora News shprehet se argumentet e Veliajt se godina ishte e vjetër, kalon shkallën e absurdit, ndërsa shton se qëllimi është marrja e truallit për të bërë kulla.

"Teatri mund të bëhet kudo, edhe në taracë mund të bëhet. Në vend që të ndërtonin ato kullat marramendëse me katet pa leje në qendër të Tiranës mund të ndërtonin Teatrin Kombëtar pikërisht atje. Nuk e kanë dashur se atyre nuk u intereson Teatri.

Atyre u intereson trualli i Teatrit Kombëtar sepse pas Teatrit Kombëtar, nëse shikoni dhe projektin, ai zë vetëm një pjesë të truallit ku ka qenë Teatri Kombëtar.

Teatri Kombëtar nuk është vetëm godina e Teatrit Kombëtar por është Teatri Eksperimental, pishina dhe gjithë ambienti që ka qenë brenda këtyre ndërtesave."

Absurdi tjetër sipas tij është fakti se kryebashkiaku Veliaj vazhdon punimet kur është në një proces të hapur gjyqësor.

"Ai është i kallëzuar prej nesh në SPAK. Para se të dalë atje të deklarojë se do shpallim konkursin, ai duhet të përgjigjet atje se ka një proces të hapur në SPAK.

Gjykata Kushtetuese na ka dhënë të drejtë, ai duhet të përgjigjet. Me çfarë të drejte bën konkurse dhe fillon punimet kur është në një proces gjyqësor?"

Në projektin e prezantuar nga qeveria Teatri "Fjongo" do të jetë i hapur me taracë e për Budinën kjo e ka një të mirë në vetëvete, duke mos nguruar të bëjë ironi.

"Teatri i taracës nuk ka nevojë as për spektatorë sepse dalin ata që janë në majë të kullave dhe e shikojnë shfaqjen e teatrit dhe si funksionon ky Teatri i tarracës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco