‘Shqipëria dënon referendumet e Rusisë’/ Ministria e Jashtme: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

‘Shqipëria dënon referendumet e Rusisë’/ Ministria e Jashtme: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

15:05, 30/09/2022
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas vendimit të presidentit rus Vladimit Putin për të aneksuar katër rajonet ukrainase.

Në postimin e ministrisë në Twitter, theksohet se ‘Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara’. 

Postimi i plotë:

Shqipëria 🇦🇱 dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia 🇷🇺 në Ukrainë 🇺🇦 dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. 

Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së 🇺🇳 dhe ligjit ndërkombëtar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco