Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ 'Makina Gurra-Balla me targa false kalon deri 300 kg drogë në ditë'

VIDEO/ 'Makina Gurra-Balla me targa false kalon deri 300 kg drogë në ditë'

12:33, 29/09/2022
A+ Aa A-

Kyetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një tjetër skandal të rëndë pas denoncimit të djeshëm të SYRI-t se makina e kryetarit të Bashkisë së Librazhdit përdorej me targa false nga kryebashkiaku Kastriot Gurra.

Në denoncimin e ardhur në adresë të ish-kryeministrit Berisha, thuhet se kryebashkiaku Kastriot Gurra përdor makinën me targa false për të trafikuar drogë për llogari të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

‘Makina Gurra-Balla me targa falco kalonte gjer në 300 kg droge në ditë në Qafë Thanë dhe në Kapshticë’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Makina me targa falco e kryetarit të Bashkisë së Librazhdit përdorej për trafik droge për llogari të Taulant Begos.

Makina Gurra-Balla me targa falco kalonte gjer në 300 kg droge në ditë në Qafë Thanë dhe në Kapshticë.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni videon e tij!

Jam një qytetar nga Librazhdi. Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra përdor makine me targa fallco që përdoret për trafik droge për llogari të Taulant Ballës. E nxjerr hashashin nga malet e Librazhdit deri në doganën e Qafë Thanës. Policia ka dijeni për këtë linjë të trafikut të drogës, por nuk ndërhyn, biles një makine policie i hap rrugën makinës së kryetarit të Bashkisë, Kastriot Gurra deri në doganë, dhe aty ndërrojne targat dhe me targa të tjera në bashkëpunim me doganierët e Taulant Ballës, kalojnë drogën në Maqedoni dhe në Evropë. Makina me targa fallco e Taulant Ballës dhe Kastriot Gurrës kalon deri në 300 kile droge në ditë drejt Maqedonisë dhe nga Kapshtica drejt Greqisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco