Rama në OKB: Turqia dhe Greqia t’i bashkohen Ballkanit të Hapur

Rama në OKB: Turqia dhe Greqia t’i bashkohen Ballkanit të Hapur

11:14, 25/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mban fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai është ndalur të flasë për nismën ‘Open Balkan’ duke u shprehur se rruga e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është e vetmja që të çon përpara.

Nga foltorja e OKB, Rama ka ftuar edhe një herë vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës, duke nisur nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja & Hecegovina, por po ashtu në këtë nismë ka ftuar edhe Greqinë e Turqinë.

‘Do them disa fjalë për Ballkanin, për të ardhmen. Kthejeni nga të doni këtë rajon dhe do të gjeni benzinë për ndezjen e ndasive. Por ne e kemi kuptuar që mënyra për të ecur përpara është t’ia dalim sëbashku. Një sipërmarrje të përbashkët si pjesë e një kuadri të përbashkët. Kjo na bëri bashkë me Maqedoninë dhe Serbinë për Open Balkan. Një platformë për Ballkanin, për Malin e Zi, Kosovë, Bosnjën, Turqinë por edhe për Greqinë. Të lëmë pas të shkuarën dhe të gjejmë arsye të mira për të zgjedhur mosmarrëveshje.’ tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selim Rroshi25/09/2022 12:51

Cfar hajvani me brire eshte ky. Te futet Turqia e Greqia ne gropen e hapur thote.

Shto koment

Denonco