VIDEO-SYRI TV/ Edhe BBC: 500 mijë USD lobim rus për Bashën, Rusia ka lobuar për PD në 2017

14:52, 14/09/2022
A+ Aa A-

Jo vetëm Zëri i Amerikës, por edhe BBC ka transmetuar skandalin e lobimit rus në SHBA për llogari të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës në vitin 2017. BBC citon një zyrtar pranë administratës së Presidentit Joe Biden, i cili pohon se kjo është vetëm maja e aisbergut.

Nga SYRI TV

Pas Zërit të Amerikës edhe BBC, media kombëtare e Britanisë së Madhe i ka kushtuar një hapsirë të rëndësishme financimit rus për lobimin e Partisë Demokratike në vitin 2017 në SHBA.

“Rusia ka shpenzuar fshehurazi më shumë se 300 milionë dollarë që nga viti 2014 për të ndikuar tek politikanët në më shumë se 24 vende, sipas pretendimit të ngritur nga SHBA”- transmeton BBC.

Në artikull theksohet se bëhet fjalë për një shifër prej 500 mijë dollarësh që i është kaluar Partisë Demokratike në vitin 2017.

Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’.

Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Departamenti i Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të martën vonë.

Në shkrim, BBC ka theksuar një zyrtar të lartë nga administrata e Presidentit Joe Biden i cili ka thënë se kjo është vetëm maja e aisbergut.

Pas publikimit të lajmit, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, e quajti financimin e dyshuar të fshehtë të Rusisë një sulm ndaj sovranitetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj14/09/2022 20:27

Çështja është sa duhet të ketë marrë nga takimi me KM më 17 maj, 10 apo 50 fish?!!!

Shto koment

Denonco