Sulm mbi sistemin TIMS në pikat kufitare, Rama akuzon Iranin: Nga të njëjtët agresorë

Sulm mbi sistemin TIMS në pikat kufitare, Rama akuzon Iranin: Nga të njëjtët agresorë

11:07, 10/09/2022
A+ Aa A-

Bëhet zyrtare tashmë: bllokimi i sistemit TIMS në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë mbrëmjen e së premtes është shkaktuar nga hakerat iranianë, shteti i Iranit.

Lajmin e ka njoftuar në Twiiter, Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan:

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.”

SYRI TV njoftoi paraditen e sotme, për bllokimin e sistemit TIMS në pikat e kalimit kufitare të Kapshticës dhe të Kakavijës, ku doganierët ishin rikthyer tek regjistrat që shkruhen me dorë për të mundësiar kalimin e njerëzve dhe të mallrave. Në ekranet e kompjuterëve të doganës shfaqej mesazhi “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende, për përkrahjen që i ka dhënë iranianëve të MEK”.

Kujtojmë se për shkak të sulmit të konfirmuar nga shteti i Iranit mbi sistemin e-Albania, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin disa ditë më parë.

LEXO: Bllokohet sistemi TIMS në Kapshticë dhe Kakavijë, mesazh nga hakerat në kompjutera

Postimi i Ramës në Twitter:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/09/2022 11:49

Mos u mashtroni!! Kjo, si gjithmone, eshte nje veper e vet Cucit te Delines dhe te Rames!! Sistemi TIMS eshte i njejte dhe unik per te gjithe Shqiperine dhe funksionon i ngritur mbi te njejtin SERVER. Nese ka nderhyrje apo hackerim kibernetik ne SERVER, ndikimi eshte ne te gjtihe sistemin dhe per te gjitha pikat kufitare. Prandaj, nese ky bllokim i sistemit TIMS nuk ka ndodhur ne te gjithe sistemin dhe ne te gjitha pikat kufitare te Republikes se Shqiperise, atehere ky nuk eshte hackerim "Iranian" sic po deklaron Edvin Rama, por eshte bllokim i sistemit me urdher te vete Rames. Kjo behet per propagande, per te terhequr vemendjen e publikut shqiptar dhe per ta nderkombetarizuar si problem. Satrapi i Surrelit i kryen me qellim keto "vepra" kriminale!!! I ben pikerisht aty ku atij nuk i prish pune dhe ku publiku eshte me i pranishem!! A u kujtohet se si i bllokoi per votimet e 25 Prillit 2021 vetem ardhjen ne Atdhe te te gjithe shqiptareve qe jetojne ne Greqi dhe ne Maqedoni, por jo te atyre qe jetojne neper vendet e tjera te Evropes!! Pse nuk eshte sulmuar dhe nuk eshte bllokur sistemi TIMS ne pikat kufitare ne Rinas, ne Durres dhe ne Vlore??? Nese bllokohet sistemi TIMS ne keto pika, ateher do te bllokehet edhe levizja e mallrave dhe jo vetem e udhetareve!!! A e kuptoni kete mashtrim te Rames??!!! Nuk sulm Iranian kibernetik vetem mbi sistemin TIMS ne Kakavije dhe ne Kapshtice, por ka sulm vetem nga Rama, per qellimet propagandistike dhe kriminale te tij qe permenda.

Shto koment

Denonco