Bllokohet sistemi TIMS në Kapshticë dhe Kakavijë, mesazh nga hakerat në kompjutera

Bllokohet sistemi TIMS në Kapshticë dhe Kakavijë, mesazh nga hakerat në kompjutera

09:57, 10/09/2022
A+ Aa A-

Ka rënë sistemi TIMS në doganën e Kapshticës që prej mbrëmjes së premtes.

Prej 12 orësh, Dogana e Kapshticës po funksionon pa sistem.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Drejtoria e Kufirit, po punohet me regjistra në mënyrë manuale, për të mos lejuar krijimin e radhëve. Deri më tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e doganës që bëjnë regjistrimin e qytetarëve.

Mësohet se sistemi TIMS ka rënë dhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës që prej orës 20:00, njofton Syri TV.

Të gjithë kompjuterët nuk ndizen dhe shfaqin një mesazh që thotë: “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende, për përkrahjen që i ka dhënë iranianëve të MEK”.

Si rrjedhim, në Kakavijë nuk kalon dot me sistemin TIMS dhe edhe aty, Policia ka nxjerrë regjistrat dhe punon manualisht, çfarë ka krijuar radhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Endri12/09/2022 22:29

Kjo eshte paaftesi totale. Ikni shporruni, nuk e beni dot qeverisjen e ketij vendi. Ju mendonj se jeni me te miret qe dini gjithcka por jeni vetem nje tufe idiotesh te paafte dhe hajdute, kaq jeni. Ikni pirdhuni se nuk jeni per kete pune

Shqiptari10/09/2022 11:51

Mos u mashtroni!! Kjo, si gjithmone, eshte nje veper e vet Cucit te Delines dhe te Rames!! Sistemi TIMS eshte i njejte dhe unik per te gjithe Shqiperine dhe funksionon i ngritur mbi te njejtin SERVER. Nese ka nderhyrje apo hackerim kibernetik ne SERVER, ndikimi eshte ne te gjtihe sistemin dhe per te gjitha pikat kufitare. Prandaj, nese ky bllokim i sistemit TIMS nuk ka ndodhur ne te gjithe sistemin dhe ne te gjitha pikat kufitare te Republikes se Shqiperise, atehere ky nuk eshte hackerim "Iranian" sic po deklaron Edvin Rama, por eshte bllokim i sistemit me urdher te vete Rames. Kjo behet per propagande, per te terhequr vemendjen e publikut shqiptar dhe per ta nderkombetarizuar si problem. Satrapi i Surrelit i kryen me qellim keto "vepra" kriminale!!! I ben pikerisht aty ku atij nuk i prish pune dhe ku publiku eshte me i pranishem!! A u kujtohet se si i bllokoi per votimet e 25 Prillit 2021 vetem ardhjen ne Atdhe te te gjithe shqiptareve qe jetojne ne Greqi dhe ne Maqedoni, por jo te atyre qe jetojne neper vendet e tjera te Evropes!! Pse nuk eshte sulmuar dhe nuk eshte bllokur sistemi TIMS ne pikat kufitare ne Rinas, ne Durres dhe ne Vlore??? Nese bllokohet sistemi TIMS ne keto pika, ateher do te bllokehet edhe levizja e mallrave dhe jo vetem e udhetareve!!! A e kuptoni kete mashtrim te Rames??!!! Nuk sulm Iranian kibernetik vetem mbi sistemin TIMS ne Kakavije dhe ne Kapshtice, por ka sulm vetem nga Rama, per qellimet propagandistike dhe kriminale te tij qe permenda. Keta jane kriminelet e vertete!!!

Shto koment

Denonco