Kërcënimi i Ramës: Do konfiskojmë hotele dhe qendra biznesi

Kërcënimi i Ramës: Do konfiskojmë hotele dhe qendra biznesi

19:23, 09/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se operacioni i konfiskimit të ndërtimeve pa leje do të shtrihet në të gjithë vendin. 

I nisur fillimisht në Tiranë, ku më tepër duket si sulm i koordinuar ndaj biznesmenëve të caktuar, Rama tha sot se goditja e radhës do të përqendrohet në bregdet.  

Pas disa objekteve dhe kateve që u janë marrë tashmë investitorëve në Tiranë, Rama kërcënoi se do të konfiskohen edhe hotele e qendra biznesi që janë ndërtuar pa leje. 

"Në bregdet ka goxha punë për të bërë dhe ajo që keni parë është vetëm fillimi i procesit. Operacioni 'Bregdeti Ynë' ka filluar përpara sezonit, ka rifilluar dhe do të vazhdojë mbi të gjithë ata që kanë ndërtuar babëzisht për qëllime fitimi. Të njëjtën gjë do të bëjmë me hotelet pa leje, me qendrat e biznesit pa leje. Dhe te të gjitha këto m2 populli do të marrë pjesën e vet, është pjesa që i takon si taksapagues. Dhe ata që janë përgjegjës, sidomos ata shefa komisariatësh në zonat e të cilëve është më kollaj të kapësh një katundar Tirane si puna ime, por edhe për një avlli, edhe për një çati të ndryshuar nga halli dhe pa leje, por jo për ta shitur dhe ndërkohë në zona ku ndërtohen kate apo metra, nuk shkon askush. Dhe është detyra e Policisë së Shtetit në radhë të parë. Dhe ajo që është fatkeqësi është se janë persona të implikuar dhe me bekim të shefave të komisariateve, s'ka asnjë mundësi tjetër në botë", tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco