Meta thirrje qytetarëve për protestën e 13 shtatorit: Të bashkohemi të martën tek inceneratori i Tiranës

19:05, 09/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ftuar qytetarët në protestën e 13 shtatorit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se afera e inceneratorëve është 'kryevepra' e korrupsionit qeveritar.

Më tej në postim kryetari i Partisë së Lirisë shkruan se popullit qeveria i kërkon të kursejë, ndërsa vetë nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës.

Statusi
NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI!

Afera e inceneratorëve është "kryevepra" e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë. 

Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës.

Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco