Berisha: Qeveria i bën qytetarët të vuajnë që të largohen sa më shumë nga Shqipëria

18:46, 09/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në Prrenjas në një takim me banorët atje se qeveria ka një synim, të bëjë qytetarët të vuajnë sa më shumë dhe të largohen sa më shumë nga Shqipëria.

Teksa komentoi paketën e rezistencës sociale të prezantuar dje nga qeveria, kreu i selisë blu tha se ishte një prezantim qesharak, pasi Shqipëria i ka mundësitë më të mëdha se Kosova e cila financoi 150 mln euro qytetarët për krizën, ndërsa Rama vetëm 50 mln euro.

Cilat janë pasojat. Varfërim i madh i shqiptarëve. Në 2013 ishin vendi me rrogën e mesme më të lartë në Rajon, sot jemi në fund. A ka një krizë të rëndë financiare njerëzit në buxhetin e tyre. Çdo njeri e ndjen këtë. Ata që kanë rroga më të vogla, mezi kapin fundin e muajit. Qeveritë që të gjitha në këtë periudhë përgatisin paketa ndihme për qytetarët.

Qeveria gjermane sot njoftoi qytetarët e saj për një çek 3000 euro në muaj për krizën. Ne nuk e kemi atë buxhet, por ama ne kemi mundësi më të mëdha se Kosova, kemi buxhet më të madh se Kosova.

Ky dha dje 50 milionë, një gjë qesharake dhe Kosova dha 150 milionë. Kosova është 2 mln e ne jemi 2.8 mln. Kosova i dha çdo pensionisti 100 euro shtesë. Dhe të na thotë ndonjë pensionistë socialist se si mund të ta shpjegojmë ne këtë tani.

Albin Kurti i jep një pensionisti 100 euro, çdo studenti 100 euro. Ky nuk i përmend fare studentët, nuk i fut fare në hesapë, nuk ekzistojnë. I jep çdo rrogëtari në ndërmarrjet publike 100 euro, për të përballuar çmimet, çdo punonjësi në administratë 50 euro.

Por çmimet në Kosovë, janë të paktën 30% më të ulëta se në Shqipëri. Ky tallet me cinizëm. Po pse nuk jep, sepse vjedhin. Këta vjedhin. A kishte mundësi, 100 %. Këto para për të ua dhënë ju, qytetarëve, ai ka mbledhur vetëm nga rritja e çmimeve, pasi rriten të ardhurat nga TVSH-ja, 400 milionë euro. Janë direkt të ardhura nga rritja e TVSH-së.

Një mall që kushton 100 lek shteti merr 20, por kur çmimi shkon 200 shteti merr 40 lekë. Qeveria e Kosovës këto të ardhura ua kthen qytetarëve dhe jep 150 mln. Qeveria e Shqipërisë jep 1/8 e tyre, 50 mln. Qeveria e Shqipërisë ka një synim, që qytetarët të vuajnë dhe të largohen sa më shumë nga Shqipëria. Dhe e vërteta është që çdo ditë njerëzit, për mospërballim jete po mbledhin çfarë kanë dhe largohen.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco