Sulmi kibernetik/ Qeveria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Sulmi kibernetik/ Qeveria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin

11:55, 07/09/2022
A+ Aa A-

Qeveria ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Shqipëria e akuzon Iranin se fshihet pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online.

Dje Shqipëria i ka dërguar notë verbale ambasadës së Iranit.

“Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Dëmet mund të konsiderohen të vogla. Asgjë nuk u zhduk pa kthim. Sulmi nuk ishte një operacion individësh, por një agresion shtetëror. Agresioni është orkestruar nga Irani”, njoftoi sot Rama.

Për këtë arsye, Rama njofton se ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit.

“Ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike të Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshirë edhe personelin e sigurisë".

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht në korrik për shkak të një sulmi kibernetik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco